Shqetësuese, shtohen sulmet ndaj stafit shëndetësor në Kosovë
Se sulmet ndaj stafit shëndetësor janë shtuar këtë e dëshmojnë edhe raportet ditore të Policisë së Kosovës. Vetëm gjatë një jave u raportuan dy raste të sulmeve fizike ndaj personelit shëndetësor, organet e drejtësisë i neglizhojnë rastet e tilla. Janë në krye të detyrës gjithë kohën. Madje edhe në periudhat më të vështira, vazhdojnë të […]
Se sulmet ndaj stafit shëndetësor janë shtuar këtë e dëshmojnë edhe raportet ditore të Policisë së Kosovës.
Vetëm gjatë një jave u raportuan dy raste të sulmeve fizike ndaj personelit shëndetësor, organet e drejtësisë i neglizhojnë rastet e tilla.
Janë në krye të detyrës gjithë kohën.
Madje edhe në periudhat më të vështira, vazhdojnë të jenë në vijën e parë të frontit.
Mirëpo përveç problemeve që profesioni i mantel bardhëve ka, këta të fundit po përballen edhe me diçka tjetër.
Vetëm në javën e fundit pacientët sulmuan fizikisht mjekët.
Me shumë shqetësim këtë po e sheh edhe kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu. Sejdiu për T7 pohon që neglizhenca e organeve të drejtësisë po bëjnë që raste të tilla të shpeshtohen.
E se cilat janë dënimet që mund të vijnë nga sulmet fizike kundrejt personelit shëndetësorë, ben me dije avokati Anton Nrecaj.
E avokati po ashtu nënvizon seriozitetin me te madh ne trajtim te këtyre rasteve qe duhet ta kenë organet e drejtësisë.