Stafi shëndetësor merr 10% pagë shtesë me vendimin e ri të qeverisë
Hekuran Murati, ministër i Financave në këtë mbledhje të Qeverisë ka theksuar se shuma e paraparë për mbështetje të stafit shëndetësor është 5.5 milionë euro. Ai tha se mbështetje fillestare ka qenë e paraparë që të vazhdojë deri në muajin qershor, por me rikthimin e numrave dhe ndryshimin e situatës kanë konsideruar që mbështetje duhet […]
Hekuran Murati, ministër i Financave në këtë mbledhje të Qeverisë ka theksuar se shuma e paraparë për mbështetje të stafit shëndetësor është 5.5 milionë euro.
Ai tha se mbështetje fillestare ka qenë e paraparë që të vazhdojë deri në muajin qershor, por me rikthimin e numrave dhe ndryshimin e situatës kanë konsideruar që mbështetje duhet të vazhdojë për stafin shëndetësor, kjo mbështetje ka qenë 10% mbi pagën bazë sepse e konsiderojnë të nevojshme të ketë staf të motivuar në luftën kundër COVID-19.
“Mbështetja fillestare ka qenë e paraparë që të vazhdojë deri në muajin qershor, por me rikthimin e numrave dhe ndryshimin e situatës konsiderojmë që mbështetja duhet të vazhdojë për stafin shëndetësor, mbështetja që ka qenë 10 përqind mbi pagën bazë sepse e konsiderojmë të nevojshme të ketë staf të motivuar në luftën kundër COVID-19. Në lidhje me këtë parashihet të ndahen mjete në shumën 5.5 milionë euro nënprogrami i Ringjalljes Ekonomike.
Marrë parasysh nevojën për mbështetje të stafit shëndetësor ju ftoj ta votoni këtë propozim-vendim”, tha Murati.
Kabineti qeveritar me shumicë votash miratoi propozim-vendimin e MF-së.