Stafi mjekësor i pakënaqur me shtesat e Qeverisë së Kosovës
Për këtë sektor, ekzekutivi ka vendosur të ndajë 5.5 milionë euro për të vazhduar shtesat mbi pagën bazë për stafin shëndetësor, si vazhdimësi e masave të marra për luftën kundër COVID-19. E këtë vendim, nga sindikata e shëndetësisë po konsiderohet e pamjaftueshme. Nënkryetari i kësaj sindikate, Bajram Kryeziu thotë se nuk e zgjidh mirëqenien e […]
Për këtë sektor, ekzekutivi ka vendosur të ndajë 5.5 milionë euro për të vazhduar shtesat mbi pagën bazë për stafin shëndetësor, si vazhdimësi e masave të marra për luftën kundër COVID-19.
E këtë vendim, nga sindikata e shëndetësisë po konsiderohet e pamjaftueshme.
Nënkryetari i kësaj sindikate, Bajram Kryeziu thotë se nuk e zgjidh mirëqenien e stafit shëndetësorë.
“Kjo masë nuk është diçka që e rregullon shëndetësinë, sidomos në mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë”, tha Kryeziu.
Sipas Kryeziut, ky vendim është në kundërshtim me vendimin paraprak të qeverisë.
“Kjo masë nuk është diçka që e rregullon shëndetësinë, sidomos në mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë. Vet vendimi i marrë është në kontradiktë me vendimin e kaluar. Ministri Murati herën e kaluar pati thënë 10 për qind të pagës bazë por jo nën 60 euro.
Ndërkaq këtu me këtë vendim do të kemi degradim të stafit të mesëm të cilët do të marrin diku rreth 37 euro, ndërkaq mjekët do të marrin nga 60 euro”, deklaroi Kryeziu për Front Online.