Shkurtohet ora policore dhe zgjatet orari i gastronomisë – masat e reja anti-COVID që pritet të miratohen sot

  • 04.02.2022
Shkurtohet ora policore dhe zgjatet orari i gastronomisë – masat e reja anti-COVID që pritet të miratohen sot

Në këtë takim të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë është vendosur që të lehtësohen masat anti-COVID, masa këto të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës gjatë muajit janar.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi pas mbajtjes së këtij takimi, ka bërë të ditur se është rekomanduar lehtësimi i masave kundër COVID-19, e që pritet të miratohen sot (e premte), kurse të shtunën të hyjnë në fuqi.


I pari i MSh-së ka bërë të ditur se ora policore [kufizimi i lëvizjes] do të shkurtohet, pra me masat e reja do të fillojë nga 00:00 deri në ora 05:00, ndërkaq gastronomisë do t’i lejohet që të punojë deri në ora 23:00.

Sa i përket hyrjes në Kosovë, ata që dëshirojnë të hyjnë në vend duhet që të dëshmojnë se janë vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa ata që janë vaksinuar me një dozë duhet të kenë edhe testin PCR.

Po ashtu, maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme dhe fitneset të hapen.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë