Gastronomët mirëpresin vendimin e qeverisë për lehtësim të masave anti-COVID
Me masat e reja anti-COVID, ora policore [kufizimi i lëvizjes] fillon nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërkaq gastronomisë i lejohet puna deri në ora 23:00, po ashtu është hequr edhe obligimi i bartjes së maskës në ambientet e jashtme. Këto masa lehtësuese anti-COVID i ka mirëpritur kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi. […]
Me masat e reja anti-COVID, ora policore [kufizimi i lëvizjes] fillon nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërkaq gastronomisë i lejohet puna deri në ora 23:00, po ashtu është hequr edhe obligimi i bartjes së maskës në ambientet e jashtme.
Këto masa lehtësuese anti-COVID i ka mirëpritur kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi.
Kllokoqi ka thënë se masat e deritanishmet kanë dëmtuar punën e bizneseve, për çka, sipas tij, nuk kanë marrë përkrahje nga shteti.
Ndonëse orari i punës së gastronomisë lejohet deri në orën 23:00, por muzika duhet të ndalet në orën 22:00, ku për këtë vendim, Kllokoqi ka shtuar se nuk e kupton pse i pengon muzika.
“Ndër determinuesit kryesorë të gastronomisë është edhe muzika, kuptohet se kjo po na sanksionon shumë dhe është e papranueshme prej anës sonë, nuk e di çka i pengon aq shumë muzika.
Kjo po ndikon direkt edhe në ardhjen e diasporës në Kosovë, zhvillimin e turizmit e gjithçka tjetër”, u shpreh ai.
Po ashtu, i pari i Shoqatës së Gastronomisë ka krahasuar masat anti-COVID që janë në Kosovë me ato në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, duke thënë se masat në Kosovë janë gjithmonë më të rreptat.
Gjithashtu, ai ka shtuar se i gjithë stafi i gastronomisë është vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19, duke thënë se i kanë detyruar punëtorët që ta bëjnë një gjë të tillë.
“Gastronomia ka qenë shumë përkrahëse e vaksinimit, i kemi detyruar të gjithë punëtorët me u vaksinuar, duke filluar prej vetes, kemi bërë edhe një lloj “challenge”, duke u shtyrë cili po vaksinohet më shumë e më shpejtë, nuk kemi numër të saktë, mirëpo të gjithë janë të vaksinuar”, tha Kllokoqi.