Shetet që po e mbajnë “gjallë” ekonominë e Kosovës

20.08.2020

Dërgesat nga diaspora, në Kosovë vazhdojnë të mbetën një prej burimeve kryesore të financimit të konsumit të ekonomive familjare, pavarësisht pandemisë. Gjermania dhe Zvicra janë dy shtetet nga ku kosovarët më së shumti dërgojnë para në vendlindje. Referuar statistikave të fundit në gjashtë mujorin e 2020-ës, del se dërgesat nga diaspora janë një prej burimeve […]

Shetet që po e mbajnë “gjallë” ekonominë e Kosovës Foto: Ilustrim

Dërgesat nga diaspora, në Kosovë vazhdojnë të mbetën një prej burimeve kryesore të financimit të konsumit të ekonomive familjare, pavarësisht pandemisë.

Gjermania dhe Zvicra janë dy shtetet nga ku kosovarët më së shumti dërgojnë para në vendlindje.

Referuar statistikave të fundit në gjashtë mujorin e 2020-ës, del se dërgesat nga diaspora janë një prej burimeve kryesore në Kosovë.

Së fundi, eksperti i financave nga Fractyle Survey, Emrush T. Shkodra është shprehur se me gjithë vështirësitë e krijuara si pasojë e covid19, mërgata jonë prap se prap del të jetë burimi kryesor në mbajtjen në jetë të shtetësisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Sipas, ekspertit Shkodra, dërgesat nga diaspora, në Kosovë vazhdojnë të paraqesin një prej burimeve kryesore të financimit të konsumit të ekonomive familjare. Po ashtu, ato paraqesin burime që sigurojnë gjendje stabile sociale.

“Remitencat janë pagesa parash në formën e dërgesave pa kundër shpërblim dhe janë pjesë përbërëse e bilancit të pagesave në llogarinë korente të sistemit monetar. Ato, në mbarë botën, llogariten të jenë fluksi i dytë më i rëndësishëm financiar pas ndihmave ndërkombëtare apo prodhimit vendor. E kur kemi parasysh të ne që s’kemi asnjërën e as tjetrën (as ndihmën ndërkombëtare e as prodhimin), atëherë remitencat dalin të jenë burimi i vetëm financiar i qëndrueshëm i buxhetit të Republikës së Kosovës” është shprehur ai.

Gjermania është shteti nga ku kosovarët dërgojnë më së shumti para. Shtetet kryesore prej nga vijnë këto dërgesa janë kryesisht ato shtete ku është e koncentruar diaspora e jonë dhe ku prinë Gjermania e përcjellë nga Zvicra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austria, Italia, Franca, Suedia, Britania, Belgjika.