Kosova merr pjesë në Kampionatin Ballkanik të Pingpongut për të Rinj në Greqi

24.06.2025

Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong ka udhëtuar drejt Greqisë për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik për të Rinj “Balkan Youth Table Tennis Championship 2025”, i cili do të mbahet në qytetin Orestiada nga 24 deri më 28 korrik 2025.

Kosova merr pjesë në Kampionatin Ballkanik të Pingpongut për të Rinj në Greqi Foto: Ilustrim

Federata e Pingpongut të Kosovës (FPPK) e konsideron këtë ngjarje si shumë të rëndësishme për zhvillimin dhe përfaqësimin ndërkombëtar të sportit të pingpongut, me një përbërje prej 12 sportistësh të rinj që do të garojnë në këtë kampionat prestigjioz rajonal.

Përbërja e ekipit të Kosovës:

Vajzat:

  • Lenë Osmani
  • Taibe Ruli
  • Anisa Domaniku
  • Amra Gashi
  • Jona Hashani
  • Vlera Beqa

Djemtë:

  • Andis Qeku
  • Olti Behluli
  • Adriatik Maloku
  • Arti Karabaxhaku
  • Rejan Krasniqi
  • Muhammet Mudut

Sportistët kosovarë janë të shoqëruar nga përfaqësues të FPPK-së: nënkryetari Qamil Vishaj, drejtori i përfaqësueses Petrit Drenica, si dhe trajnerët Ardian Lamaxhema, Feat Osmani dhe Skender Ramadani.

Kosova shpreson në paraqitje dinjitoze dhe sukses në këtë kampionat, i cili është një mundësi e madhe për afirmimin e talenteve të rinj në pingpongun ndërkombëtar.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More