Rreth 20 mijë qytetarë nga Kosova vizituan bregdetin e Shqipërisë këtë fundjavë
Edhe këtë fundjavë, bregdeti shqiptar po frekuentohet nga qytetarët e Kosovës. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, vetëm gjatë ditës së premte në pikën kufitare të Morinës kanë hyrë rreth 20 mijë qytetarë kosovarë me afro 7 mijë automjete.
Foto: Ilustrim
Pika kufitare në Morinë ka shënuar sërish fluks të lartë lëvizjesh, duke konfirmuar trendin e fundjavave të shtatorit, ku shumë kosovarë zgjedhin të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.
Lidhur me çmimet në bregdet për këtë sezon, qytetarët e Kosovës shprehen me mendime të ndryshme. “Pak më të ulëta,” thotë një pushues kosovar për çmimet aktuale, ndërsa një tjetër shton: “Atje në Radhimë pak shtrenjtë. Tash të shohim këndej.”
Autoritetet kufitare pritet të menaxhojnë fluksin edhe gjatë fundjavës, ndërsa bregdeti shqiptar vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për qytetarët nga Kosova.