Selimi takohet me Metën: Uniteti, çelës për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon

10.09.2020

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, është takuar me të parin e këtij shteti Ilir Meta. Ministri Selimi përmes një postimi në facebook, ka treguar se është takuar dhe kanë biseduar me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe për fuqizimin e faktorit shqiptar […]

Selimi takohet me Metën: Uniteti, çelës për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon Foto: Ilustrim

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, është takuar me të parin e këtij shteti Ilir Meta.

Ministri Selimi përmes një postimi në facebook, ka treguar se është takuar dhe kanë biseduar me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon.

Postimi i plotë i Ministrit Selim Selimaj:

Nder i madh të takoja sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Bashkëbisedim i hapur për zhvillimet e fundit politike në të dy anët e kufirit, duke vlerësuar poashtu se uniteti është çelës për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon. Populli shqiptar ka në qenësinë e tij vlerat euro-atlantike dhe e vetmja rrugë për të përshpejtuar integrimin në BE, aty ku përket natyrshëm, është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe të çdo hallke të sistemit të drejtësisë.

Gjithashtu gjatë vizitës në Shqipëri Selimaj është takuar dhe me homologen e tij nga Shqipëria Etilda Gjonaj me të cilën është dakorduar për avancim të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në fushën e drejtësisë.