Sektori privat kërcënon me grevë, kërkon të hiqet kushti nga Qeveria

  • 08.09.2022
Sektori privat kërcënon me grevë, kërkon të hiqet kushti nga Qeveria

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve e Sektorit Privat të Kosovës, kanë kërkuar që kushtëzimi i Qeverisë lidhur me pakon e inflacionit që ka të bëjë me stimulimin e punëtorëve te këtij sektori të hiqet ose të ndryshojë.

Pas takimit që kanë mbajtur me udhëheqësit e shoqatave sindikale, thanë se greva është e pashmangshme nëse ky kusht nuk ndryshon.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Punëtorëve e Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se greva është e pashmangshme nëse ky kusht nuk ndryshon.


Kërkesë tjetër e kanë edhe rritjen e pagës minimale, me ç’rast akuzuan kryeministrin për mashtrim.


“Thika na ka ardhë në palcë dhe nuk mund më të durojmë”, ka thënë Azemi duke i kërkuar Qeverisë që t’i shqyrtojë masën.

Hysni Gashi nga Sindikata e punëtorëve privat në Universitetin e Prishtinës, tha se presioni i punëtorëve po rritet dhe se greva është e pashmangshme.

“Edhe ne kemi presion që përmes sindikatës që t’u drejtohen institucioneve për rritje pagash dhe siç duket kryeministri po dëshiron që këtë rritje ta lë për zgjedhje në mënyrë që ta shfrytëzojë. Punëtorët këmbëngulin që të hyjmë në grevë, dhe nëse nuk merren për bazë kjo kërkesë, atëherë edhe ne do të hyjmë në grevë”.

Kryetari i Shoqatës Sindikale të sigurimit fizik në QKUK, Sabri Ejupi e konsideron të domosdoshmë grevën, raporton EkonomiaOnline.

“Ne kemi marr vendim që kjo pako e qeverisë duhet të ndryshojë dhe që të hiqet ky kushtëzim. Ne e kemi marrë këtë vendim që nëse ky vendim nuk largohet, atëherë grevën e kemi të pashmangshme”, tha ai.

Edhe sindikatat tjera kërkuan bashkërisht që ky kusht të hiqet. Në të kundërtën paralajmëruan grevë të përgjithshme.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë