Së shpejti fillon vaksinimi në Kosovë, bisedime edhe për kontigjentë të tjerë të vaksinave antiCOVID

29.03.2021

Gjatë mbrëmjes së djeshme në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka arritur kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID, vaksina të siguruara nga organizata UNICEF nëpërmjet mekanizmit COVAX. Fillimisht si prioritet i vaksinimit do të jetë personeli shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ardhjen e këtij kontingjenti të parë të vaksinave antiCOVID e ka quajtuar të […]

Së shpejti fillon vaksinimi në Kosovë, bisedime edhe për kontigjentë të tjerë të vaksinave antiCOVID

Gjatë mbrëmjes së djeshme në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka arritur kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID, vaksina të siguruara nga organizata UNICEF nëpërmjet mekanizmit COVAX.

Fillimisht si prioritet i vaksinimit do të jetë personeli shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ardhjen e këtij kontingjenti të parë të vaksinave antiCOVID e ka quajtuar të rëndësishme për Kosovën duke pasur parasysh numrin e larë të personave të prekur me këtë sëmundje të rrezikshme infektuese.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se arritja e këtij kontigjenti do të mundësojë shpëtimin e jetës së njerëzve.

“Është ky një kontingjent i vogël, por që ngjallë shpresë të madhe në vendin tonë për fillimin e shpëtimit të jetës së njerëzve, sidomos të personelit tonë shëndetësorë dhe grupeve popullsisë në rrezik”, tha Kurti.

Ndërsa ministri Vitia ka thënë se Kosova tani fillon fazën e re të luftës kundër pandemisë, përmes nisjes së vaksinimit.

“Edhe pse vaksinimi po fillon, nuk do të thotë se kësaj pandemie po i vjen fundi”, tha Vitia, duke kërkuar që të vazhdohen të respektohen masat kundër koronavirusit siç është mbajtja e maskës, e distancës dhe e higjienës personale.

“Gjatë kësaj kohe kemi filluar takimet më të gjitha institucionet shëndetësore, organizatat relevante dhe partnerët ndërkombëtarë, për të diskutuar rreth gjendjes në të cilën jemi dhe vendimet e shpejta që ne duhet t’i marrim. Ne tashmë kemi filluar punën intensive për të siguruar dozat e radhës të vaksinës, siç është komunikuar gjatë ditës se djeshme (e shtunë), Ballkani Perëndimor do të përfitojë nga Bashkimi Evropian edhe 650 mijë doza të vaksinës (së kompanisë amerikane) Pfizer”, tha Vitia.

LEXO EDHE:  Investime në Radiologji, Kurti: Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit

Po ashtu do të bëhen edhe bisedime për sigurimin e vaksinave, pasi që në total Kosova do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca.

Autoritetet tashmë kanë miratuar gjithashtu edhe një plan të vaksinimit, plan i cili është i ndarë në tri faza.

Në fazën e parë, sipas këtij plani do të vaksinohen grupet me rrezik të lartë ku përfshihen punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare). Në këtë grup, numri i përgjithshëm i personave llogaritet të jetë 54.000 mijë apo 3 për qind e popullsisë së përgjithshme të Kosovës.

Faza e dytë përfshihen grupmoshat 65-79 vjeç, popullsia e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Ky grup përbëhet nga 306.000 persona apo 17 për qind e popullsisë.

Ndërsa, faza e tretë e parasheh vaksinimin e 50 për qind të popullsisë, kështu duke arritur deri në 900 mijë persona ose në për qindje 70% të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën COVID-19.

Etiketat