SBASHK-u: Nesër nuk ka mësim, greva vazhdon

31.08.2022

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj përmes një konference për media ka njoftuar se nesër nuk do të ketë mësim dhe greva e nisur ditë më parë do të vazhdojë edhe më tutje. Ai tha se nesër më 1 shtator po të kishte angazhim të sinqertë shteti jonë […]

SBASHK-u: Nesër nuk ka mësim, greva vazhdon Foto: Ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj përmes një konference për media ka njoftuar se nesër nuk do të ketë mësim dhe greva e nisur ditë më parë do të vazhdojë edhe më tutje.

Ai tha se nesër më 1 shtator po të kishte angazhim të sinqertë shteti jonë nesër do të kishte fillim të vitit shkollor.

“Nesër është 1 shtatori dhe po të kishim angazhim të sinqertë të shtetit tonë nesër do të kishim fillim të vitit shkollor, por fatkeqësisht pasi që mungon dialogu greva do të vazhdoj kjo do të thotë që edhe nesër punëtorët e arsimit do të jenë në grevë dhe ajo do të vazhdoj edhe më tutje derisa qeveria të filloj realizimin e kërkesave tona”, tha Jasharaj.

Po ashtu, Jasharaj u bëri thirrje prindërve dhe nxënësve që t’i mirëkuptojnë, derisa u bëri lutje prindërve që fëmijët nesër mos t’i dërgojnë në shkolla.