SBASHK-u i vendosur: Të hënën duhet të nis procesi mësimor

22.09.2021

SBASHK-u në krye me Rrahman Jasharajn janë shprehur kundër çdo shtyrje të mëtejmë të procesit mësimor në vend. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka theksuar se nëse Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) e shohin si rrezik fillimin e vitit të ri shkollor atëhet […]

SBASHK-u i vendosur: Të hënën duhet të nis procesi mësimor Foto: Ilustrim

SBASHK-u në krye me Rrahman Jasharajn janë shprehur kundër çdo shtyrje të mëtejmë të procesit mësimor në vend.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka theksuar se nëse Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) e shohin si rrezik fillimin e vitit të ri shkollor atëhet të njëjtit duhet që të fillojnë disa përgatitje për versione të tjera të zhvillimit të procesit mësimor.

Jasharaj ka deklaruar se shtyrja e radhës të procesit mësimor do të paraqes probleme shtesë dhe se do të krijojë konfuzione se si do të arrihet të zëvendësohen ditët dhe orët e humbura, pasi që deri më 27 shtator janë 18 ditë të mësimit të humbura.

Sindikata e Arsimit ka deklaruar edhe njëherë se nëse shihet si rrezik fillimi i vitit të ri shkollor, atëherë sipas tyre MASHTI së bashku me DKA-të dhe të gjithë të tjerët duhet të angazhohen dhe të përgatiten që procesi mësimor të fillojë me një version tjetër të mësimit, ku ka përmendur mësimin online.

Po ashtu, ai ka shtuar se mësimin online nuk e dëshiron askush sepse është tepër i vështirë për të implementuar, por se duhet të bëjmë diçka, pasi që sipas tij çdo shtyrje tjetër do të sjellë probleme e përplassje se kur dhe se si do t’i zëvendësojnë orët e humbura.

Gjithashtu, i pari i Sindikatës së Arsimit ka theksuar se si sindikatë janë kundër zgjatjes së vitit shkollor në muajt qershor e korrik për shkak të kushteve atmosferike.

Jasharaj ka deklaruar se muaji qershor dhe korrik janë të nxehtë dhe se shkollat e vendin nuk janë të pajisura me elementë që e krijojnë një temperaturë të duhur.

“Që tani jemi kundër zgjatjes së viti shkollor, nëse shtyhet edhe më tutje do të jemi në hall se çfarë të bëjmë. SBASHK apelon se nëse vërtetë nuk janë kushtet për të vazhduar me 27 shtator me mësimin në shkolla, atëherë MASH, DKA dhe të tjerët duhet të mendojnë se duhet të fillohte me mësimin online ose me forma të tjera të mundshme ”, tha Jasharaj për GazetaBlic.