SBASHK-u i gatshëm për takim me qeverinë për të gjetur zgjidhje
Tash e disa ditë anëtarët (mësimdhënësit) e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) janë futur në grevë të përgjithshme, shkak mosreflektimi i Qeverisë karshi kërkesave të tyre. Ditë më parë kryeministri Albin Kurti prezantoi pakon për mbështetje të qytetarëve si shkak i inflacionit në vend, ku për punonjësit publik ka ndarë nga […]
Tash e disa ditë anëtarët (mësimdhënësit) e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) janë futur në grevë të përgjithshme, shkak mosreflektimi i Qeverisë karshi kërkesave të tyre.
Ditë më parë kryeministri Albin Kurti prezantoi pakon për mbështetje të qytetarëve si shkak i inflacionit në vend, ku për punonjësit publik ka ndarë nga 50 euro në muaj, kurse për punonjësit të ndërmarrjeve publike nga 100 euro.
Megjithatë, 50-euroshi i Qeverisë po konsiderohet si jo e mjaftueshme për sindikatat e vendit, pasi që ato kanë kërkuar nga 100 euro deri në implementimin e Projektligjit për Paga.
Ndërkaq, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është e gatshme për t’u takuar me krerët e qeverisë për të gjetur zgjidhje rreth situatës së krijuar me greva.
Sekretari i SBASHK-ut Ymer Ymeri, tha për KlanKosova se ata do të takohen me përfaqësuesit e ekzekutivit nëse iu bëhet ftesë.