SBASHK paralajmëron protesta e greva nëse vazhdon bllokimi i dialogut me MASHTI-n

18.07.2025

Është mbajtur Kongresi i 9-të i jashtëzakonshëm i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ku në fokus të diskutimeve ishte gjendja shqetësuese e punëtorëve të arsimit dhe mungesa e dialogut me institucionet shtetërore, në veçanti me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

SBASHK paralajmëron protesta e greva nëse vazhdon bllokimi i dialogut me MASHTI-n Foto: Ilustrim

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaroi se që nga viti 2022, MASHTI ka bllokuar çdo mundësi për një dialog konstruktiv, duke refuzuar të trajtojë kërkesat legjitime të mësimdhënësve. Ai theksoi se kjo situatë ka përkeqësuar pozitën e punëtorëve të arsimit dhe ka ndikuar negativisht në funksionimin e sistemit arsimor.

Gjatë Kongresit, përfaqësuesit e SBASHK-ut kritikuan ashpër moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, veçanërisht ato që lidhen me përvojën e punës dhe koeficientin e pagave. Po ashtu, u theksua se drafti i ri i Kontratës Kolektive, i dorëzuar që në nëntor të vitit 2024, ende nuk është marrë në shqyrtim dhe nuk ka pasur asnjë reagim institucional për miratimin e tij.

Një tjetër shqetësim i ngritur në Kongres ishte përjashtimi i përfaqësuesve të arsimit nga trupat profesionalë vendimmarrës dhe mungesa e përfshirjes në Komisionin për Licencimin e Mësimdhënësve, çka, sipas SBASHK-ut, përbën një formë margjinalizimi të zërit të mësimdhënësve në proceset vendimtare.

SBASHK paralajmëroi se nëse deri më 20 gusht 2025 nuk rifillon dialogu me MASHTI-n dhe nuk merren hapa konkretë për zgjidhjen e kërkesave të ngritura, sindikata do të ndërmarrë veprime sindikale, përfshirë edhe grevën, gjithmonë në përputhje me ligjin dhe statutin e saj.

Në përmbyllje të Kongresit, u miratua një rezolutë që parasheh ngritjen e një Ekipi të Posaçëm për riorganizim dhe inovacion sindikal, me synim forcimin e rolit të SBASHK-ut në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të arsimit dhe në ndikimin e politikave arsimore në Kosovë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More