SBASHK në pritje të rritjes së rrogave me ligjin e ri të pagave

07.02.2022

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) nuk do të lëshojë pe deri në realizimin e kërkesës së saj, thotë nënkryetarja Vjollca Shala. Sipas saj mësimdhënësit duhet të jenë më të paguarit në mesin e punëtorëve të administratës shtetërore. “Ne presim që në këtë Ligjin e Pagave që është duke u punuar natyrisht […]

SBASHK në pritje të rritjes së rrogave me ligjin e ri të pagave Foto: Ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) nuk do të lëshojë pe deri në realizimin e kërkesës së saj, thotë nënkryetarja Vjollca Shala.

Sipas saj mësimdhënësit duhet të jenë më të paguarit në mesin e punëtorëve të administratës shtetërore.

“Ne presim që në këtë Ligjin e Pagave që është duke u punuar natyrisht që do të ketë edhe ngritje të pagave ngase tani këtij ligji nuk mund t’i qasemi ligjit të mahershëm që ka qenë, ngase e dijmë që Kushtetuesja e ka anuluar këtë ligj”, tha Shala.

Po ashtu, ajo tha se me këtë projektligj të ri të pagave presin që duke filluar nga çerdhet e deri te universitetet të jenë të ranguar me koeficient diku në mesin e gjithë koeficientëve të mundshëm që do të jenë në këtë projektligj të pagave.

Nga SBASHK-u thonë se nëse qeveria nuk u përgjigjet deri në majin prill atëherë do të ndërmerren masa duke përfshirë edhe greva.