Bizneset Vende Pune Ofertat

Sadik Halitjaha me deklaratë të ashpër: Kadri Veseli e udhëzoi Emmersonin të thotë se jam shantazhuar

Sadik Halitjaha me deklaratë të ashpër: Kadri Veseli e udhëzoi Emmersonin të thotë se jam shantazhuar

15.11.2023 Lajme

Ish-eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka mbajtur një fjalim të ashpër në Gjykatën Speciale, duke e goditur Kadri Veselin dhe avokatin e tij Ben Emmerson.

Halitjaha reagimin e ka pasur lidhur me deklaratat e Emmerson se Halitjaha kishte dhënë urdhër për dy vrasje dhe dëshmia e tij mund ta inkriminojë në rast.

Ai ka thënë se kjo ishte thikë pas shpine, duke e akuzuar Kadri Veselin që e orientoi avokatin ta thotë këtë deklaratë.

Fjalimi pa ndërhyrje:

Keq që po drejtohem këtu. Z. Emmerson po pret në këmbë. Do të doja ta ndajmë kohën, të më jepet mua koha e avokatit që do ta ezauronte kohën e fjalës, edhe nuk kam dëshirë që gjërat pa relevancë të përsëriten, stërhollohen. Më vjen keq për dinamizmin e gjykatës që po pengohet. Sa do le të pyet prej kur kah lind krishti i përgjigjem. Jam i përgatitur.

Tjetra që dua të iu them ditën që më keni nxjerrë jsahtë ka qenë paradjeshit, z.Emmerson ka bërë digresion kundër meje si duket me ndikimin e Kadri Veselit se ashtu erdhi ajo asistentja me një letër, ka thënë se unë jam i shantazhuar. Se pasna pas dhanë urdhër me u dhanë një burrë e dy gra me u vra, koka kanë ankuar që pse nuk kam unë avokat.

Kisha dashtë juve të iu drejtohem jo avokatit se ai për mua ishte thikë pas shpine. Ai duhet ta sqaroj rejtë dhe të jetë fer jo të bëj goditje poshtë brezit. Të jetë fer le të tregojë ku është urdhri, ku e ka pa, ku e ka ni. Ku e ka atë kopje të urdhrit. Nuk duhet të thotë i shantazhuar, sepse kurrë në jetë nuk kam qenë i shantazhuar.

Mund të më vrasin, por të më ligin e të më shtantazhojnë le ta harron avokati e Kadria që e porositi me thanë ashtu. Nuk kam dashur ta harxhojë buxhetin e Kosovës, sepse pare të majme po merr Emmerson. Njëherë le ta sqarojmë këtë punë, e vazhdojmë pastaj betejën.

Do të doja me juve gjyqtarëve, por jo prapa shpinës të flitet se unë jam i kushtëzuar, apo kam faje pse jam këtu. Për atë që jam këtu, jam i ftuar nga ju.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Mbrojtja ankohet se Thaçi, Veseli e Selimi s’folën me familje që nga e diela

Mbrojtja ankohet se Thaçi, Veseli e Selimi s’folën me familje që nga e diela

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, nuk kanë komunikuar fare me familjarët e tyre, që nga e diela, pavarësisht vendimit të ri të Speciales ku përsëri u lejohen atyre bisedat telefonike.

Lidhur me këtë fakt njëzëri është ankuar mbrojtja e tyre, për të cilën pikë shfaqën pakënqësi gjatë seancës së sotme, transmeton klankosova.tv.

Kjo shqetësim fillimisht u ngrit nga avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, duke iu referuar vendimit për kushtet e paraburgimit.

Por, ndonëse ka një të tillë, ku lejohet të paktën përmes telefonit, komunikimi me familjarët e tyre, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe e Kadri Veselit, u ankuan tek trupi gjykues, se kërkesat e tyre janë duke u refuzuar.

”Janë bërë disa kërkesa për telefonata me anëtarët e familjes dhe janë refuzuar momentalisht. Pra, deri tani nuk janë lejuar telefonatat me familjen qofshin edhe të monitoruara”, u shpreh haptazi Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit.

Teksa qe po mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe, ai që pohoi para të pranishmëve se as klientit të tij nuk po i lejohen telefonatat.

”Kam dhe unë nevojë të mbështesë atë që tha z.Emmerson. Sa i takon klientit tim, nuk janë lejuar telefonatat”.

Ankesa e mbrojtjes pati edhe një përgjigjie nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, duke lënë hapësirë që në këtë pikë refuzimi, mund të kishte keqkuptime.

”Në rregull e kuptoj, mbase ka pasur ndonjë keqkuptim dhe unë i kërkoj ndjesë për këtë dhe unë do ta trajtoj këtë aspekt gjatë ditës së sotme”, u shpreh ai.

Situatë u ngrit në diskutim nga mbrojtja e Selimit, me kërkesën që të jepen informacione se kur pritet të zbatohet vendimi.

”E vërejmë që kolegu ynë Keohe ka ngritur një çështje sa i përket kushteve të paraburgimit i cili ende nuk është zbatuar. A mund të na thotë diçka Zyra Administrative kur do të zbatohet ky vendim dhe çfarë problematikash ka pasur për ta zbatuar këtë vendim?”, pyeste, Geoffrey Roberts.

Megjithatë vet, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, tha se janë takuar me Zyrën Administrative dhe po bëjnë të pamundurën që të zbatohet vendimi.

”Takuam dje Zyrën Administrative, po bëjnë të pamundurën për ta zbatuar këtë urdhër. Sa i takon telefonatave në familje ato do të monitorohen deri sa të dal një urdhër i ri”.

Por avokati i Rexhep Selimit, tha se e kupton këtë çështje por përmendi që klienti i tij e ka realizuar telefonatën e fundit të dielën.

”E kuptoj, por ama nuk kanë folur që të dielën. Të dielën ka qenë telefonata e fundit”, tha Roberts, shqetësim të cilit iu bashkuan edhe mbrojtja e Thaçit dhe e Veselit po ashtu.

Por, Specialja duket qartë të mos e ketë marrë seriozisht vendimin e ri, e as kërkesat e tyre për komunikim me telefonë.

Kjo meqë para se të reagonin avokatët Keohe dhe Emmerson, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se ata duhet të bëjnë sërish një kërkesë në mënyrë që t’ju lejohen telefonatat.

”Pyeta dje, dhe administratorja me tha thjeshtë duhet të bëjnë një kërkesë dhe do ta leojojnë”.

Ndërsa, për pjesën tjetër të vendimit, pritet që të nis zbatimi i realizimit të tij para pushimit të Krishtlindjeve. Përgjigjie kjo që pasoi po ashtu pas kërkesës së mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së.

Halitjaha përfundon dëshminë – çfarë deklaroi në Speciale

Halitjaha përfundon dëshminë – çfarë deklaroi në Speciale

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të 36-të të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sadik Halitjaha është dëgjuar edhe nga trupi gjykues, derisa është marrë në pyetje nga trupi gjykues dhe mbrojtja.

Ish-oficeri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas përfundimit të dëshmisë së tij uroi lirinë e ish-krerëve që po mbahen në Hagë.

“Uroj që kam dhënë një kontribut sado pak modest. Besoj që kanë qenë korrekte dëshmitë e mia dhe i uroj sukses këtij procesi. Liri çlirimtarëve”, përfundoi ai.

Dëshmitari gjatë pyetjes së mbrojtjes Gregory Kehoe tha se gjatë luftës është takuar vetëm dy herë me Hashim Thaçin.

Kehoe: Dëshmitar, pra ju asnjëherë nuk e keni parë Hashim Thaçin në Shtabin e Përgjithshëm, apo jo?

Halitjaha: Budakovë edhe njëherë rastësisht e kam taku, nuk më kujtohet data në oborr të Shtabit tek çezma, tek kroni. Më larg, nga distanca, më larg se me juve. Dy herë e kam parë krejt gjatë luftës”, tha dëshmitari.

Kehoe pyeti edhe për Blerim Kuçin, për të cilin Halitjaha tha se ka ikur rreth datës 22 apo 23 gusht 1998 nga Kosova.

Kehoe: Fakti qëndron që Blerim Kuçi e dezertoi pozitën, i gjendur përballë sulmit serb në shtator të vitit 1998, apo nuk është kështu?

Salitjaha: Data nuk mund të jetë 11 shtator, por ofensiva e madhe serbe ka qenë me 22 gusht 23, 24 dhe 25 gusht. Në këtë ofensivë ata kanë dezertuar, ata që përmendet. 11 shtatori është vonë, nuk e di ku kanë qëndruar deri më 11 shtator. Unë me sa e di në gusht, më së largu 24 gusht, ai nuk ka qenë më në Kosovë. Ai ka qenë komandant brigade, unë kam qenë komandant batalioni. Bile porosia e tij e fundit ka qenë ‘kujdes për civilët na kanë mbetur pa mbrojtje, nëse mundesh me ndërkombëtarët diku me Kryqin e Kuq. Nuk e kam dëgjuar kurrë më radiolidhjen e tij prej 24 gushtit”, u përgjigj ai.

Gjatë pasdites ka nisur dëshmia e ish-zyrtares së OSBE-së në Kosovë, Sandra Mitchell.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, vazhdon sot dëshmia e Halitjahës 

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, vazhdon sot dëshmia e Halitjahës 

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë do të vazhdojë edhe sot.

Dëshmitari i 36-të, Sadik Halitjaha, ka dëshmuar të hënën, dhe ai pritet që ta vazhdojë dëshminë e tij edhe gjatë ditës së sotme.

Dje Halitjaha ka dhënë disa përgjigje në lidhje me zinxhirin komandues në zonën operative të Pashtrikut.

Halitjahës dje ia kanë shfaqur një dokument për të cilin kanë thënë që është raport pune në Kleçkë, dhe i nënshkruar nga Agim Zogaj, i cili pretendohet të ketë qenë drejtor burgu në Kleçkë.

Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
New Born Agency Tjera Rruga Xhavit Sylaj, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende24 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë