Rruga Prizren-Tetovë, punimet vazhdojnë në Kosovë, afrohet starti në Maqedoninë e Veriut

para 29 dite

Punimet për rrugën strategjike Prizren-Tetovë po ecin përpara në anën kosovare të malit Korf (Vërtop), ndërsa pala e Maqedonisë së Veriut është gjithashtu pranë nisjes së tyre.

Rruga Prizren-Tetovë, punimet vazhdojnë në Kosovë, afrohet starti në Maqedoninë e Veriut

Kështu ka njoftuar Kryeministri Albin Kurti, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për të dyja vendet.

Grupi Punues ndërshtetëror ka mbajtur takimin e radhës për të trajtuar pikat e detyrës projektuese, një dokument thelbësor për realizimin e këtij projekti madhor.

Kryeministri Kurti mirëpriti në zyrën e tij anëtarët e grupit, së bashku me zëvendësministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri, dhe zëvendësministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Etiketat

Ofertat e fundit