Rritet qarkullimi i bizneseve, për katër muaj shteti inkasoi mbi 200 milion euro taksa

08.05.2021

15.8 milion euro të hyra më shumë se planifikimi për katër muajt e parë të vitit 2021. Këtë vit Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka tejkaluar planifikimin e të hyrave nga tatimet, por edhe qarkullimi i bizneseve sivjet është më i lartë krahasuar me vitin e kaluar që pati rënie 1.2 miliard euro për shkak […]

Rritet qarkullimi i bizneseve, për katër muaj shteti inkasoi mbi 200 milion euro taksa Foto: Ilustrim

15.8 milion euro të hyra më shumë se planifikimi për katër muajt e parë të vitit 2021.

Këtë vit Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka tejkaluar planifikimin e të hyrave nga tatimet, por edhe qarkullimi i bizneseve sivjet është më i lartë krahasuar me vitin e kaluar që pati rënie 1.2 miliard euro për shkak të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Për periudhën janar-prill të këtij viti, ATK ka inkasuar 201.3 milionë euro taksa, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje për 37.2% apo 54.6 milionë euro më shumë.

Kështu ka bërë të ditur Administrata Tatimore e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Drejtues të ATK-së konsiderojnë se në bazë të këtij trendi ka një stabilitet në mbledhjen e taksave.

“Përveç ofrimit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, inkasimi i të hyrave është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës. ATK, për katër muajt e parë të këtij viti është duke shënuar trend shumë pozitivë në inkasimin e të hyrave, ku ky trend i inkasimit ka tejkaluar edhe pritshmërit që ATK ka pasur për periudhën Janar-Prill 2021”, thuhet në njoftimin e kësaj administrate.

Po ashtu në njoftim thuhet se bazuar në trendin e të hyrave nëpër muaj, pritet që të ketë realizim të planit të të hyrave edhe për muajt në vijim.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA – 15.8 milion euro të hyra më shumë se planifikimi për katër muajt e parë të vitit 2021.

Përveç ofrimit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, inkasimi i të hyrave është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës. ATK, për katër muajt e parë të këtij viti është duke shënuar trend shumë pozitivë në inkasimin e të hyrave, ku ky trend i inkasimit ka tejkaluar edhe pritshmërit që ATK ka pasur për periudhën Janar-Prill 2021.

Gjatë kësaj periudhe, ATK ka inkasuar 201.3 milion euro tatime, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 37.2% apo 54.6 milion euro më shumë, ndërsa në krahasim me planin kemi inkasuar 15.8 milion euro më shumë ose 8.6%.

Bazuar në trendin e të hyrave nëpër muaj, pritet që të kemi realizim të planit të të hyrave edhe për muajt në vijim.

ATK, inkurajon gjithë tatimpaguesit që të deklarojnë dhe paguajnë obligimet e tyre tatimore, sepse vetëm në këtë mënyrë vendi ynë do të jetë në gjendje të përballet me sfidat e zhvillimit ekonomik dhe pandemisë COVID-19.