Si të aplikoni saktë ngarkesën e kundërt të TVSH-së në sektorin e ndërtimtarisë?

22.09.2026

Sektori i ndërtimtarisë kërkon vëmendje të veçantë gjatë faturimit dhe zbatimit të rregullave tatimore, veçanërisht sa i përket aplikimit të mekanizmit të ngarkesës së kundërt të TVSH-së.

Si të aplikoni saktë ngarkesën e kundërt të TVSH-së në sektorin e ndërtimtarisë? Foto: Ilustrim

Në sektorin e ndërtimtarisë, ngarkesa e kundërt e TVSH-së zbatohet vetëm atëherë kur të dyja palët (furnizuesi dhe pranuesi) janë deklarues të TVSH-së në Kosovë. Në këto raste të përcaktuara me legjislacionin tatimor, TVSH-ja nuk ngarkohet në faturë.

​Përjashtim nga ky rregull bën rasati kur kontraktori kryesor i faturon investitorit; në këtë rast zbatohet TVSH-ja normale dhe fatura lëshohet e ngarkuar me TVSH.

Për të shmangur gabimet, para faturimit sigurohuni që të keni përcaktuar saktë rolin e palëve dhe mënyrën përkatëse të aplikimit të TVSH-së. Faturoni drejt, mbani dokumentacionin përkatës dhe veproni në përputhje të plotë me ligjin.

Për më shumë informacione, mund të vizitoni faqen zyrtare: www.atk-ks.org.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More