Rritet edhe çmimi i druve në Kosovë

21.10.2021

Pandemia COVID-19, si shumë popuj të shteteve të tjera të botës, edhe popullsinë e Kosovës e kishte prekur në ekonominë familjare si dhe të shtetit, ku pësoi rënie të konsiderueshme. Ndërsa, tashmë ka filluar të ketë rritje të çmimeve si të produkteve të ndryshme ushqimore, ashtu edhe të derivateve, e shumë të tjera. Trendet e […]

Rritet edhe çmimi i druve në Kosovë Foto: Ilustrim

Pandemia COVID-19, si shumë popuj të shteteve të tjera të botës, edhe popullsinë e Kosovës e kishte prekur në ekonominë familjare si dhe të shtetit, ku pësoi rënie të konsiderueshme.

Ndërsa, tashmë ka filluar të ketë rritje të çmimeve si të produkteve të ndryshme ushqimore, ashtu edhe të derivateve, e shumë të tjera.

Trendet e ngritjes së çmimeve e kanë përcjellë edhe pronarët e druve, lëndës kryesore të ngrohjes te shumica e qytetarëve të vendit.

Drutë janë duke u shitur me çmime më të larta, kjo duke krahasuar me vitin paraprak. Këto ditë, në veçanti janë shpërfaqur çmimet e tejngritura edhe në krahasim me muajt e verës.

Dje në disa tregje të druve një metër kub sipas pronarëve të druve është shituar me çmimin 50 euro e më lartë.

Ndërkaq, vitin e kaluar, gjatë kësaj kohë sipas tregtarëve dhe blerësve, 1 metër dru ka shkuar 35 deri në 40 euro.

Buletini Ekonomik ka kontaktuar edhe sot me disa druvarë, të cilët në një mënyrë apo tjetër e arsyetojnë ngritjen e madhe të çmimeve të druve për ngrohje. Sipas tyre, ekzistojnë disa faktorë të cilët kanë ndikuar në këtë rritje të çmimit të druve.

Ylber Selimi ka dhënë disa sqarime se pse ka ngritje të çmimit të druve. Ai ka thënë se çmimet e druve janë rritur për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, por sipas tij edhe për shkak se po ndihet mungesë e druve për shkak të zvogëlimit të pyjeve si pasojë e prerjes vit-përvit dhe se pa asnjë kontroll.

Ylber Selimi nga Kamenica tha se çmimet e druve janë rritur në krahasim me vitet e kaluara për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, në tadhë të parë, por edhe për shkak se nga viti në vit po ndihet mungesë e druve për shkak të zvogëlimit e të pyjeve si pasojë e prerjes vit-përvit dhe pa asnjë kontroll.

Ai, gjithashtu, tha se momentalisht ka më shumë kërkesa në këtë periudhë sesa në periudhën e njëjtë të viteve të kaluara, pasiqë ekziston droja se do të ketë shtrenjtim edhe më të madh të disa produkteve, e sidomos druhet se do të ngritet çmimi i rrymës, prandaj njerëzit dëshirojnë sigurimin e tyre.

Edhe Naser Beqiri tha se kjo rritje ka ndodhur si pasojë e ngritjes së çmimeve të naftës dhe të produkteve të tjera.

“Metra e druve aktualisht kushton 45-50 euro. Qarri edhe bungu janë më të shtrejt, dhe metri i tyre sillat rreth 48-50 euro”, tha ndër të tjera Beqiri.