Drejtori i AKK-së: Rritja e çmimit të vajit erdhi si pasojë e prodhuesve të mëdhenj

08.06.2021

Ditë më parë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka kryer një monitorim në tregun e Kosovës, pas shqetësimeve të ngritura lidhur me ngritjen e çmimit të vajit ushqimor, më konkretisht të vajit të lulediellit. “Nga monitorimi ynë i tregut kemi konfirmuar se ka pasur një rritje të theksuar të çmimit të këtij produkti nga muaji janar […]

Drejtori i AKK-së: Rritja e çmimit të vajit erdhi si pasojë e prodhuesve të mëdhenj

Ditë më parë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka kryer një monitorim në tregun e Kosovës, pas shqetësimeve të ngritura lidhur me ngritjen e çmimit të vajit ushqimor, më konkretisht të vajit të lulediellit.

“Nga monitorimi ynë i tregut kemi konfirmuar se ka pasur një rritje të theksuar të çmimit të këtij produkti nga muaji janar i këtij viti. Për këtë arsye, AKK menjëherë ka nisur procedurat për të parë nëse operatorët e tregut kanë bërë ndonjë shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës gjatë caktimit të çmimit.

Bazuar në këtë ligj, bashkërendimi i operatorëve të tregut për ta caktuar çmimin e ndonjë produkti mund të jetë veprim që bie ndesh me ligjet në fuqi që e mbrojnë konkurrencën e ndershme në vendin tonë”, thuhet në komunikatën e lëshuar më 1 qershor.

Ndërsa sot drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), Sakip Imeri në “Ora Shtatë” në KlanKosova ka theksuar se kjo rritje është si rezultat zingjiror i prodhuesve të mëdhenj të vajit të lulediellit dhe prej lëndës së parë që është prodhuar në masë më të vogël.

Çmimet kanë qenë të ndikuara nga prodhuesit e mëdhenj që janë Ukraina, Rusia, Argjentina e Rumania që kanë ndikim të drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të lëndës së parë dhe produktit, por përveç kësaj ndikim ka edhe orientimi kah vaji i palmës për shkak të pandemisë që me këshilla mjekësore në industrinë kineze, atje të rritet përdorimi i vajit të lulediellit dhe pastaj kjo ka ndikuar në rritjen e çmimit tek ne”, është shprehur Imeri.

Tutje, ai thotë se në Kosovë që nga janari i vitit 2021 janë importuar mbi 8 milionë litra vaj ku mbi 90 për qind është vaj i përpunuar dhe vetëm 10 për qind është vaj që ambalazhohet në Kosovë.

Etiketat