Ditëve në vazhdim pritet rritje e çmimit të derivateve

25.03.2021

Të shpeshta janë ankesat e qytetarëve sa i përket çmimeve të derivateve, por edhe cilësisë së saj. Edhe pse gjatë këtyre ditëve qytetarët arritën të furnizohen me derivate me çmime në një çmim më të konvenueshëm, gjatë javëve në vazhdim pritet të ketë rritje të këtyre çmimeve. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka […]

Ditëve në vazhdim pritet rritje e çmimit të derivateve Foto: Ilustrim

Të shpeshta janë ankesat e qytetarëve sa i përket çmimeve të derivateve, por edhe cilësisë së saj.

Edhe pse gjatë këtyre ditëve qytetarët arritën të furnizohen me derivate me çmime në një çmim më të konvenueshëm, gjatë javëve në vazhdim pritet të ketë rritje të këtyre çmimeve.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë për lajmi.net se çmimet në import kanë pasur rritje edhe gjatë këtyre ditëve, por që ato me pakicë nuk kanë pasur dhe janë të njëjta prej sa ditësh.

Tani për tani çmimet janë kësisoj në nivel vendi: Dizell, 1 euro deri në 1.08 cent kurse Benzina 1 euro e tre cent deri në 1.09 cent.

“Çmimet në import kanë pasur rritje, ndërsa me pakicë nuk janë rritur. Të njëjtat çmime janë qe disa ditë. Pritet të ketë rritje të çmime, por do të jetë një rritje e lehtë”, tha Berjani.

Tutje i njëjti deklaroi se sa i përket cilësisë së derivateve me të cilat shërbehen qytetarët e Kosovës janë të njëjta sikur në shtetet tjera në regjion.

“Qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut që e kanë dizellin më të lirë shkaku i akcizës më të ulët për 22 cent. Çmimet në Shqipëri: Dizelli 1.28 cent, Benzina 1.29 cent”, shtoi ai.