Rreth 8 mijë shoferëve në Kosovë iu konfiskua patent-shoferi gjatë vitit të kaluar

30.01.2022

Pjesëmarrja e shumë qytetarëve në komunikacion padyshim se shpesh herë ka rritur edhe rrezikun e aksidenteve si dhe ndodhive të tjera të cilat ndodhin pikërisht nga drejtuesit e automjete. Duke pasur parasysh pikërisht numrin e madh të pajisjes me patentë shoferë, si dhe numrin e madh të aksidenteve lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës për […]

Rreth 8 mijë shoferëve në Kosovë iu konfiskua patent-shoferi gjatë vitit të kaluar Foto: Ilustrim

Pjesëmarrja e shumë qytetarëve në komunikacion padyshim se shpesh herë ka rritur edhe rrezikun e aksidenteve si dhe ndodhive të tjera të cilat ndodhin pikërisht nga drejtuesit e automjete.

Duke pasur parasysh pikërisht numrin e madh të pajisjes me patentë shoferë, si dhe numrin e madh të aksidenteve lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të kuptuar se sa është numri i patentë shoferëve të cilët janë lënë jashtë përdorimit gjatë vitit 2021.

Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se gjatë vitit të kaluar janë gjithsej 7 mijë e 485 shoferë të cilëve iu është ndaluar drejtimi i automjeteve.

“Gjate vitit 2021, gjithsejtë 7485 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.”, thuhet në përgjigje.

E rastet më të shpeshta për shkak të cilave zyrtarët policorë kanë ndaluar drejtimin e automjetit përkatës nga shoferët kanë të bëjnë me mos-respektim të shenjave sinjalizuese në semafor, apo edhe tejkalimi i shpejtësisë së kufizuar apo tejkalimit në vende të ndaluara.

“Llojet e kundërvajtjeve janë të rregulluara me ligjet e aplikueshme në Kosovë, e të cilat Policia e Kosovës sipas kompetencave dhe autorizimeve i zbaton në praktik. Ndalimi i drejtimit të mjetit me veprim motorik , rastet më të shpeshta janë për mos respektim të shenjave sinjalizuese në semafor-drita e kuqe, tejkalimi i shpejtësisë së kufizuar apo tejkalimi në vende të ndaluara”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Në përgjithësi në vitin që lamë pas nga Policia janë shqiptuar gjithsej 433 mijë e 477 gjoba për shkelësit e rregullave në trafik.

“Gjate vitit 2021 janë shqiptuar gjithsejtë 483,477 gjoba të trafiku.”

E si pasojë e këtyre shkeljeve shumë aksidente janë shkaktuar në vitet e fundit në vend.

Gjatë tri viteve të kaluara në Kosovë humbën jetën mbi 300 persona si pasojë e këtyre aksidenteve.

E viti që lamë pas u shënua më shumë aksidente trafiku, e në numër nuk ishin të pakta as ato me fatalitet.

86 aksidente me fatalitet kanë ndodhur gjatë vitit 2021, kurse si pasojë e këtyre aksidenteve kanë humbur jetën 97 persona.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm në periudhën janar-shtator 2021, në trafik janë shqiptuar 313 mijë e 384 tiketa.

Duke marrë parasysh numrin e madh të aksidenteve dhe shkeljeve të cilat bëhen, Policia e Kosovës ka vazhduar që të bëjë apel në drejtim të qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura në trafik në mënyrë që të mënjanohen rreziqet të cilat mund ti parashtrohen secilit pjesëmarrës.

Në vitin 2021, por edhe gjatë këtij muaji Policia e Kosovë në vazhdimësi ka pranuar informacione nga qytetarët të cilët kanë treguar në disa raste shkeljet të cilat po bëheshin në trafik.

Duke bashkëpunuar me qytetarët në të shumtën e rasteve, Policia e Kosovës ka arritur në identifikimin dhe gjobitjen e shkelësve të rregullave në trafik.

Shumë prej këtyre rasteve kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë, që në të shumtën e rasteve përpos që rrezikonin veten, kanë vënë në rrezik edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik./IndeksOnline/