Rreth 32 mijë qytetarë u pajisën me patent-shoferë për nëntë muaj

25.10.2021

Përpos kësaj, pandemia COVID-19 ka ndikuar edhe në pajisjen me patent-shoferë. Shumë herë më i ulët ishte numri i atyre personave që u pajisën me patent-shoferë gjatë vitit të kaluar (2020), sesa brenda nëntë mujave të këtij viti aktual (2021). Nga departamenti për Patent-Shoferë të Ministrisë së Infrastrukturës kanë deklaruar se 7 mijë e 981 […]

Rreth 32 mijë qytetarë u pajisën me patent-shoferë për nëntë muaj

Përpos kësaj, pandemia COVID-19 ka ndikuar edhe në pajisjen me patent-shoferë.

Shumë herë më i ulët ishte numri i atyre personave që u pajisën me patent-shoferë gjatë vitit të kaluar (2020), sesa brenda nëntë mujave të këtij viti aktual (2021).

Nga departamenti për Patent-Shoferë të Ministrisë së Infrastrukturës kanë deklaruar se 7 mijë e 981 ishte numri i atyre kandidatëve që kanë kaluar provimet, ndërkaq në periudhën kohore Janar – Shtator 2021 provimin në tërësi e kanë kaluar 31 mijë e 11 persona.

“Numri i kandidatëve që kanë kaluar vitin e kaluar ka qenë 7981 si dhe për këtë vit ( janar – shtator 2021 ) kanë kaluar provimin në tërësi 31511 kandidatë”, thuhet në përgjigjen e MI-së për lajmi.net.

Po ashtu, si pasojë e masave anti-COVID, është theksuar se ka patur edhe ndërprerje të provimeve apo zvogëlim të kapaciteteve për testim të kandidatëve.

E një gjë e tillë, sipas kësaj ministrie ka ndikuar edhe në pritjen apo radhën e kandidatëve për testim në mënyrë të arritjes së pajisjes me patent-shoferë.

Gjithashtu, si pasojë e këtij virusi, departamenti për patent-shoferë kishte marrë masa për riorganizim të punës, kësisoj duke bërë zvogëlimin e numrit të kandidatëve në salla kështu duke shtuar numrin e orareve me qëllim të zvogëlimit të radhës në pritje.

Por tashmë sipas këtij departamenti janë shtuar kapacitetet, duke ndikuar kështu pozitivisht në punën e njësive përkatëse.

Etiketat