Rreth 20 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

21.04.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 i personave të moshës mbi 75-vjeç të shoqëruar me sëmundje kronike. Sot edhe personeli shëndetësor i FSK-së është duke u trajnuar për t’u përgatitur për kontingjentin e radhës së vaksinave. Koordinatori i qendrës “1 Tetori”, Niman Bardhi ka theksuar se deri më sot në Kosovë janë vaksinuar […]

Rreth 20 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 i personave të moshës mbi 75-vjeç të shoqëruar me sëmundje kronike.

Sot edhe personeli shëndetësor i FSK-së është duke u trajnuar për t’u përgatitur për kontingjentin e radhës së vaksinave.

Koordinatori i qendrës “1 Tetori”, Niman Bardhi ka theksuar se deri më sot në Kosovë janë vaksinuar rreth 20 mijë persona si dhe pritet që Komiteti drejtues të vendos se me cilën kategori të personave të vazhdojë vaksinimi.

“Ne kemi kërkuar që paraprakisht të bëjmë përgatitjen dhe trajnimin e tyre, gjithmonë me shpresë për kontingjentet e reja që do të vijnë të vaksinimit dhe normalisht kur pritet numri i rritjes së madhe të fluksit të popullatës, atëherë të kemi ekipe në dispozicion dhe të mos jemi të sfiduar në mungesë të tyre.

Kjo ka qenë arsyeja që në këtë proces që ju po i shihni kolegët tanë që janë profesionistë shëndetësorë brenda FSK-së, tani sot ata janë në proces trajnimi për të parë procedurat se si duhet të punuar me qytetarët”, tha ai.

Kujtojmë se më 28 mars në Kosovë arritën dozat e para të vaksinës kundër COVID-19. Bëhet fjalë për 24.000 doza AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.