Rreth 2 mijë aplikime më pak nga mërgimtarët për policat e sigurimit

08.08.2022

Me të arritur në pikat kufitare, bashkatdhetarët mund të aplikojnë për policat e sigurimit. Ato janë të ndara në shumë kategori, por në kategorinë e automjeteve dhe biçikletave aplikimet kanë shënuar rënie për rreth 2000 sosh krahasuar më vitin e kaluar. Sami Mazreku, drejtor ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, tregon për numrin e aplikimit […]

Rreth 2 mijë aplikime më pak nga mërgimtarët për policat e sigurimit Foto: Ilustrim

Me të arritur në pikat kufitare, bashkatdhetarët mund të aplikojnë për policat e sigurimit. Ato janë të ndara në shumë kategori, por në kategorinë e automjeteve dhe biçikletave aplikimet kanë shënuar rënie për rreth 2000 sosh krahasuar më vitin e kaluar.

Sami Mazreku, drejtor ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, tregon për numrin e aplikimit në këto kategori.

“Nëse e marrim periudhën 1 janar deri më 31 korrik janë 240 mijë e 802 polisa që janë lëshu në emër të kësaj kategorie. Nëse flasim për vlerë këto 240 mijë e 802 vetura, bëjnë 4.4 milionë euro, të cilat munden me ju nënshtru procesit të rimbursimit te ministria e financave”, ka theksuar Mazreku për RTK-në.

Në kuadër të Pakos së Ringjalljes masa 4.5 të miratuar nga Qeveria në vitin 2021, mbështetja e Mërgatës, ka për qëllim lehtësimin e barrierave të shqiptarëve që jetojnë në Diasporë. Në intervistat e realizuara nga INDEP, disa nga mërgimtarët kanë mendime të ndryshme rreth çështjes së pagesës së policave kufitare.

Një mërgimtar mendon se kjo masë nuk është e qëlluar dhe se mjetet Qeveria mund t’i përdorte për tjetër qëllim.

Ardhje të bashkatdhetarëve ka edhe në forma të tjera. Të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës tregojnë për shifra më të mëdha të udhëtimeve me aeroplan.

Ky është viti i tretë që Qeveria mbulon policat e sigurimit nga buxheti i Kosovës. Në vitin 2020 dhe 2021, polica merrej falas në kufi nga bashkatdhetarët, ndërsa këtë vit, është vendosur për rimbursim.