Rreth 10 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës. Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 9 mijë e 999 qytetarë. Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 234 mijë e 328 qytetarë. […]
Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 9 mijë e 999 qytetarë.
Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 234 mijë e 328 qytetarë.
Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 99 mijë e 377 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Ndërsa numri total i dozave të administruara është 333 mijë e 705.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.999 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës. Deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë se tash e disa ditë caktimi i terminit për vaksinim është bërë i mundur edhe për qytetarët mbi moshën 18 vjeçare.