Rrahen mes vete 8 të mitur në Prizren, arrestohen dy prej tyre

08.10.2025

Tetë të mitur janë përfshirë në një sherr fizik, mëngjesin e djeshëm në Prizren.

Sipas policisë bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur pasi të miturit kishin një mosmarrëveshje.

Tre nga të përfshirët në rast kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë marrë trajtim mjekësor.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.