Ringjallja Ekonomike, më shumë kërkesa për masën mbështetja e punësimit të grave, afër 600 aplikime

01.09.2021

Tash e disa javë Administrata Tatimore ka njoftuar për fillimin e implementimit të tri masave nga Pako e Ringjalljes Ekonomike. Ky vendim për implementimin e tri masave të Ringjalljes Ekonomike nga ATK-ja është marrë nga Ministria e Financave. Deri më tani kanë aplikuar gjithsej 523 biznese për 1,365 të punësuar. Ndërsa sipas drejtorit të ATK-së, […]

Ringjallja Ekonomike, më shumë kërkesa për masën mbështetja e punësimit të grave, afër 600 aplikime Foto: SuharekaOnline

Tash e disa javë Administrata Tatimore ka njoftuar për fillimin e implementimit të tri masave nga Pako e Ringjalljes Ekonomike.

Ky vendim për implementimin e tri masave të Ringjalljes Ekonomike nga ATK-ja është marrë nga Ministria e Financave.

Deri më tani kanë aplikuar gjithsej 523 biznese për 1,365 të punësuar.

Ndërsa sipas drejtorit të ATK-së, Ilir Myrtezaj më së shumti kërkesa ka për masën 1.3 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Masa 1.3 është masë që ka të bëjë me punësimin e grave, e sipas Myrtezaj për këtë masë kanë aplikuar 341 biznese për 594 punëtore.

Po ashtu, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për EkonomiaOnline ka shtuar se ky numër mund të ndryshojë nga momenti në moment pasi që, sistemi për aplikim është online dhe se përgjatë 24 orëve bizneset mund të aplikojnë për të përfituar nga këto masa.

Tutje ai ka treguar se i gjithë ky proces po përcillet me rregull dhe akoma nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë për sqarime shtesë nga aplikantët.

“Ne si institucion Administratë Tatimore e Kosovës me vendim të ministrit të Financave Punës dhe Transfereve jemi autorizuar që të implementojmë tri masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomik, në këtë rast masat 1.1,1.2 dhe 1.3.

Nga momenti i marrjes së kësaj përgjegjësie ne fillimisht kemi përgatitur sistemin përmes të cilit bizneseve ju krijohet mundësia që të aplikojnë për të përfituar nga këto masa dhe ky sistem është përgatitur në kohë rekorde dhe është funksional nga data 12.08 deri më tani”.

“Nga 12 gusht deri më sot kur po flasim ne kemi gjithsej 523 kërkesa të bizneseve për 1365 të punësuar. Ky është totali i kërkesave ndërsa sipas masave, për masën 1.1 që ka të bëjë me të rikthyerit në punë, kërkesa për të përfituar për të rikthyerit në punë kemi126 kërkesa për 275 të punësuar.

Masa 1.2 që ka të bëjë me formalizimin e të punësuarve apo të punësuarit e rinj, kemi 129 kërkesa me gjithsej 488 të punësuar dhe masa 1.3 që ka të bëjë me punësimin e grave, kemi numrin më të madh të kërkesave në këtë rast 341 kërkesa për 594 të punësuara”, është shprehur ai.