Mentor Hyseni emërohet Drejtor i ri i Administratës Tatimore të Kosovës

13.08.2025

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se pas përfundimit të procedurës së rekrutimit, në përputhje me kërkesat dhe kriteret ligjore, është përzgjedhur dhe emëruar Mentor Hyseni si Drejtor i ri i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Mentor Hyseni emërohet Drejtor i ri i Administratës Tatimore të Kosovës Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit, procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, duke u siguruar që kandidati i emëruar të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë.

“MFPT ka besim të plotë se Hyseni do të vazhdojë dhe avancojë punën e mirë që është bërë deri më tani, në shërbim të një administrate moderne, transparente dhe të drejtë”, thuhet në komunikatë.

Mentor Hyseni ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More