Drejtori i ATK-së: Qëllimi është edukimi i tatimpaguesve, jo ndëshkimi

20.08.2025

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, ka zhvilluar një takim të përbashkët me drejtorët e të gjitha drejtorive rajonale të këtij institucioni.

Drejtori i ATK-së: Qëllimi është edukimi i tatimpaguesve, jo ndëshkimi Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të ATK-së, në këtë mbledhje u diskutua për sfidat kryesore me të cilat përballen drejtoritë rajonale, si dhe për progresin në realizimin e objektivave institucionale.

“Administrata Tatimore e Kosovës do të fokusohet në shërbimin dhe edukimin e tatimpaguesve, duke e parë edukimin tatimor si prioritet kryesor. Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi, por ofrimi i udhëzimeve dhe mbështetjes së nevojshme, në mënyrë që çdo tatimpagues të ketë mundësi të përmbushë detyrimet ligjore në mënyrë të drejtë dhe të lehtë”, ka theksuar drejtori i përgjithshëm Hyseni.

Tutje, në komunikatën e këtij institucioni theksohet se takime të tilla janë pjesë e vizionit të drejtuesit të ATK-së për të ndërtuar një administratë tatimore të unifikuar dhe bashkëpunuese. Kjo pritet të rrisë efikasitetin e punës dhe të përmirësojë shërbimet për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More