Qeveria do t’i mbështesë organizatat që shpërndajnë ushqim për familjet në nevojë

01.04.2022

Vlera e mbështetjes për çdo entitet varet nga kapaciteti dhe intensiteti i entitetit dhe mund të jetë deri në 50 Euro për pako ushqimore, ku 70% e vlerës së pakos duhet të jenë produkte vendore. Aplikimi për këtë shpallje bëhet përmes email adresës masa3.4@rks-gov dhe do të jetë e hapur deri më 7 prill 2022. Për informata […]

Qeveria do t’i mbështesë organizatat që shpërndajnë ushqim për familjet në nevojë Foto: Ilustrim

Vlera e mbështetjes për çdo entitet varet nga kapaciteti dhe intensiteti i entitetit dhe mund të jetë deri në 50 Euro për pako ushqimore, ku 70% e vlerës së pakos duhet të jenë produkte vendore.

Aplikimi për këtë shpallje bëhet përmes email adresës masa3.4@rks-gov dhe do të jetë e hapur deri më 7 prill 2022.

Për informata më të detajuara lidhur me dokumentet e nevojshme për aplikim, luteni t’i referoheni shpalljes në vegëzën në vijim: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/2B4DCDBE-3B9F-49CE-895E-1B1227597DBA.pdf

Duke qenë të vetdijshëm se jo gjithmonë mekanizmat shtetëror kanë efekt gjithëpërfshirës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët.