Rimëkëmbja Ekonomike, Hoti tregon se ku do të shpërndahen mjetet

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar se Qeveria e ka miratuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021.

Gjithashtu Hoti ka bërë të ditur se ky program është në vlerë prej dyqindtë e njëzetë e dy milionë e katërqind mijë euro (222,400,000.00).

Hoti përmes një postimi në facebook ka thënë se në këtë program janë përfshirë vazhdimi i shtesave në Shëndetësi, Polici dhe dyfishimi i Asistencës Sociale.

Njoftimi i plotë:

Qeveria ka miratuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021, në vlerë prej dyqindtë e njëzetë e dy milionë e katërqind mijë euro (222,400,000.00)

Në kuadër të këtyre masave, midis tjerash përfshihen:

– 6.5 milion euro për të Vetë Punësuarit

– Vazhdimi i Shtesave në Shëndetësi

– Vazhdimi i Shtesave në Polici- Dyfishimi i Asistencës Sociale

– Rritja e Pensioneve për 30 euro, për të gjithë pensionistë që marrin më pak se 100 euro

RAPORTO