Rikthehet detyrimi që pensionistët të paraqiten në zyrat e pensioneve

27.06.2022

Ai ka thënë se për të evidentuar tollovitë, pensionistët duhet të paraqiten në dy grupe, të pavaksinuarit dhe vaksinuarit. Njoftimi i plotë i ministrit Murati: Që nga java e kaluar MFPT ka njoftuar pensionistët se është rikthyer detyrimi që ata të paraqiten në zyrat e pensioneve. Për të evituar tollovitë, kemi bërë ndarjen në dy […]

Rikthehet detyrimi që pensionistët të paraqiten në zyrat e pensioneve Foto: Ilustrim

Ai ka thënë se për të evidentuar tollovitë, pensionistët duhet të paraqiten në dy grupe, të pavaksinuarit dhe vaksinuarit.

Njoftimi i plotë i ministrit Murati:

Që nga java e kaluar MFPT ka njoftuar pensionistët se është rikthyer detyrimi që ata të paraqiten në zyrat e pensioneve.

Për të evituar tollovitë, kemi bërë ndarjen në dy grupe që duhet të paraqiten sipas radhës – të pavaksinuar dhe vaksinuar.

Të gjithë pensionistët që NUK kanë marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve para datës 14 korrik 2022.

Të gjithë pensionistët tjerë, janë të obliguar të paraqiten më së largu deri me datën 12 gusht 2022.

ME RËNDËSI:

Për të dëshmuar vendbanimin, pensionistët duhet të sjellin me vete edhe faturën e energjisë elektrike .

Fatura duhet të jetë në emrin e pensionistit, apo në emër të familjarit me të cilin pensionisti jeton në bashkësi familjare.

Në rast se jeton me qira, atëherë duhet edhe kontrata e qirasë, bashkë me faturën e energjisë elektrike.