Rigjykimi i “53-milionëshit” nis në Prishtinë për Pal Lekajn dhe të tjerët

14.05.2025

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur sot rigjykimi i rastit të njohur si “53-milionëshi” ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me autostradën “Arbën Xhaferi”.

Rigjykimi i “53-milionëshit” nis në Prishtinë për Pal Lekajn dhe të tjerët Foto: Ilustrim

Pal Lekaj, në kohën kur mbante pozitën e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, si këshilltar i tij politik, Nebih Shatri, në rolin e sekretarit të Përgjithshëm në MI, dhe Besim Tahiri, si drejtor i Prokurimit Publik në MI, ngarkohen nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm Lekaj me avokatët e tij Artan Qerkini, Musa Damati dhe Kaltrina Kodraliu, Tahiri me avokatin Ardit Humolli, Shatri me avokatin Driton Musliu dhe Berisha me avokaten Teuta Xhema. I pranishëm ishte edhe prokurori special, Atdhe Dema.

Më 31 janar 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur fajtorë dhe i kishte dënuar të katërt të akuzuarit me një total prej 10 vjet e 3 muaj burgim. Sipas aktgjykimit të Themelores, Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim efektiv dhe iu ndalua ushtrimi i funksionit publik për 3 vite e 6 muaj. Nebih Shatri dhe Besim Tahiri u dënuan secili me 1 vit e 8 muaj burgim dhe me ndalim të ushtrimit të funksionit publik për 2 vite. Eset Berisha u dënua me 3 vite e 3 muaj burgim dhe me ndalim të ushtrimit të funksionit publik për 3 vite.

Megjithatë, Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin në rigjykim për të katërt të akuzuarit.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar më parë detaje nga vendimi i plotë i Themelores, duke përfshirë gjetjet e gjykatës nga mbrojtja e të akuzuarve dhe dëshmitë e dëshmitarëve, si dhe arsyetimin e Apelit për kthimin në rigjykim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të datës 4 shkurt 2022, të akuzuarit ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me ndarjen e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel & Enka” për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, e njohur si autostrada “Arbën Xhaferi”.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More