Hoti: Aktivistët po dënohen për reagim, ndërsa kërcënimi direkt ndaj kryeministrit po rrezohet nga gjykata

18.04.2026

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hoti, ka adresuar kritika të ashpra ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke pretenduar se po aplikohen standarde të dyfishta në trajtimin e rasteve gjyqësore.

Hoti: Aktivistët po dënohen për reagim, ndërsa kërcënimi direkt ndaj kryeministrit po rrezohet nga gjykata Foto: Ilustrim

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hoti ka bërë një krahasim mes dy vendimeve që sipas tij shpërfaqin një pabarazi të theksuar para ligjit.

​Hoti ka marrë si shembull rastin e një përfaqësuesi të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i cili kishte deklaruar publikisht: ‘’Më parë e vras Albin Kurtin sesa e lëshoj Kosovën”.

Deputeti vuri në dukje se, përkundër peshës së rëndë të kësaj deklarate që përmban kërcënim direkt me jetë ndaj kreut të qeverisë, Gjykata Themelore ka vendosur ta rrëzojë akuzën.​

Në anën tjetër, deputeti i LVV-së ka shprehur revoltën e tij për dënimin e aktivistëve të kësaj partie.

Sipas tij, sistemi gjyqësor po tregon efikasitet vetëm kur bëhet fjalë për ndëshkimin e veprimeve të aktivistëve, të cilat ai i konsideron si të parëndësishme në krahasim me kërcënimet direkte me vrasje që po mbeten pa ndëshkim.

​Ky reagim i Hotit përmbyllet me një konstatim pesimist për gjendjen e institucioneve të drejtësisë, duke shkruar shkurtimisht: “Kaq për drejtësinë në Kosovë”.

Ky qëndrim vjen në vazhdën e debateve të shumta politike mbi nevojën për reformim të thellë të sistemit prokurorial dhe gjyqësor në vend.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More