Reshjet e dendura të borës, Ministria: Në përgjithësi të gjitha rrugët janë të kalueshme

25.11.2023

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është deklaruar për gjendjen e rrugëve të vendit pas reshjeve të dendura të borës të cilat kanë filluar që në orët e hershme të mëngjesit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Durmishi ka thënë se në të gjithë territorin e Kosovës kompanitë e […]

Reshjet e dendura të borës, Ministria: Në përgjithësi të gjitha rrugët janë të kalueshme Foto: Ilustrim

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është deklaruar për gjendjen e rrugëve të vendit pas reshjeve të dendura të borës të cilat kanë filluar që në orët e hershme të mëngjesit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Durmishi ka thënë se në të gjithë territorin e Kosovës kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht duke punuar.

Sipas tij, në përgjithësi të gjitha rrugët janë të kalueshme.

“Në gjithë territorin e Kosovës kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht duke punuar. Megjithë punën e pandërprerë, reshjet e borës janë të vazhdueshme, prandaj kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar dhe përshtatje me kushtet në rrugë. Në përgjithësi të gjitha rrugët janë të kalueshme”, shkroi Durmishi.

Por shumë qytetarë janë ankuar se rrugët magjistrale janë të papastruara dhe si rrjedhojë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.

Edhe Policia e Kosovës ka apeluar shoferët për kujdes të shtuar në trafik.

 “Policia qysh para dy jave ka kërkuar  që drejtuesit e  automjeteve të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre. Tani, duke qenë se bora e parë ka filluar të bije,  në rrugë ka borë e gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve”, thuhet në njoftim.

A e dini çka është KODI 95?
Voto