Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës thotë se gjendja e rrugëve në tërësi është e mirë
Ndonëse reshjet e borës në disa vende ishin më të mëdha, Ministria e Infrastrukturës thotë se gjendja e rrugëve në tërësi është e mirë. Po ashtu, nga kjo ministri kanë deklaruar se kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve kanë intervenuar gjatë gjithë kohës. Shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani ka thënë […]
Ndonëse reshjet e borës në disa vende ishin më të mëdha, Ministria e Infrastrukturës thotë se gjendja e rrugëve në tërësi është e mirë.
Po ashtu, nga kjo ministri kanë deklaruar se kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve kanë intervenuar gjatë gjithë kohës.
Shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani ka thënë se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete, ndërsa në rrugët malore vozitje me kujdes të shtuar.
“Gjendja e rrugëve në tërësi është e mirë. Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete. Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MMPHI-ja gjatë tërë kohës kanë punuar në pastrimin e rrugëve si dhe hedhje kripe në rrugë. Në rrugët malore vozitje me kujdes të shtuar”, tha Osmani për Telegrafin.