Reshje të shumta të shiut, IHMK-ja paralajmëron vërshime

08.02.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore, mund të ketë përsëri vërshime. IHMK-ja thotë se sasia dhe intentziteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit, përcjellë SuharekOnline. Gjithashtu, IHMK-ja ka thënë se […]

Reshje të shumta të shiut, IHMK-ja paralajmëron vërshime Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore, mund të ketë përsëri vërshime.

IHMK-ja thotë se sasia dhe intentziteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit, përcjellë SuharekOnline.

Gjithashtu, IHMK-ja ka thënë se në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve.

Njoftimi i plotë i Institutit Hidrometorologjik:

Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jen me intenzitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vershimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.

Sasia dhe intentziteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit.

Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve.Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas, situatës dhe llogaritjeve hidrologjike.