Referendumi: EULEX-i bashkë me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës po vëzhgojnë sigurinë në veri

21.04.2024

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) bashkë me Misionin Paqembajtës të NATO-s, KFOR-in dhe Policinë e Kosovës po e vëzhgojnë nga afër situatën e sigurisë gjatë kohës sa po mbahet referendumi – i bojkotuar nga serbët – për shkarkimin e kryetarëve në veri, bëri të ditur shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Referendumi: EULEX-i bashkë me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës po vëzhgojnë sigurinë në veri Foto: Ilustrim

“Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, #EULEX-i është duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në 4 komunat ku po zhvillohet votimi për tërheqjen e kryetarëve”, ka shkruar ai në “X”.

Kujtojmë që sot në katër komunat veriore të vendit votohet për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në listën e qytetarëve me të drejtë vote janë 46 mijë e 556 votues.