Reagon BE, bën thirrje që të ndiqen përgjegjësit e sulmit në Banjskë

para 13 dite

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Bashkimi Evropian përsërit thirrjen që të ndiqen përgjegjësit e sulmit duke rikonfirmuar përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie.

Reagon BE, bën thirrje që të ndiqen përgjegjësit e sulmit në Banjskë Foto: Ilustrim

Stano përmes një postimin në platformën X ka shkruar se duhet të vijojnë përpjekjet për ruajtjen e sigurisë dhe normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një vit pas sulmit në Banjskë. BE-ja përsërit thirrjen për ndjekje të shpejtë të përgjegjësve dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie. Është rikujtim i nevojës për përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur sigurinë dhe avancimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Stano.