Rasti i fundit me COVID-19 në Prizren është pacient i Hemodializës, sot ritestohen 13 persona për të parë nëse janë shëruar

Rasti i fundit me COVID-19 është një pacient i Hemodializës në Spitalin e Prizrenit. Kështu me këtë rast Prizreni bëhet komuna e pestë me përhapjen e këtij virusi në Kosovë.

Testimet për rastet e kontaktit do të vazhdojnë, ndërsa sot pritet që të bëhet ritestimi i 13 të infektuarve për të parë nëse janë shëruar.

Shehu ka treguar se edhe sot do të testohen personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit. Ai ka treguar se rasti i fundit pozitiv atje është një pacient i hemodializës.

Mbrëmë ka dal pozitiv edhe një person. Edhe ai është pacient i Hemodializës. Edhe sot do të vazhdojmë me testime të personave të kontakteve, por ende nuk dihet numri i saktë i mostrave që do të testohen. Deri tani, pacientë me COVID-19 ka në fshatin Zhur, Hoçë, Skorobisht dhe e kemi pas një paciente në Korishë, por ajo ka vdekë”, ka thënë Shehu për Express.

“Sot pritet të bëhet ristestimi i 13 personave, të cilët dje kanë dal negativë. Nëse dalin edhe sot negativë që besojmë se do të dalin, atëherë i bie se janë shëruar”, ka deklaruar Shehu.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.