Evropa përgatitet për errësimin e parë total pas 27 vitesh

11.08.2026

Ditën e sotme, miliona njerëz anembanë Evropës dhe botës kanë kthyer sytë nga qielli për të ndjekur eklipsin e parë diellor total në kontinentin evropian që nga viti 1999.

Fenomeni i rrallë astronomik, ku hëna bllokon plotësisht dritën e diellit, ka krijuar një rrip errësire totale që shtrihet nga Islanda deri në Spanjë.

Edhe pse Kosova ndodhet jashtë zonës së errësimit të plotë (totality), qytetarët në vendin tonë kanë mundësinë të shohin një eklips të pjesshëm gjatë orëve të mbrëmjes. Ekspertët dhe mjekët apelojnë me ngulm që monitorimi i këtij momenti të bëhet vetëm përmes syzeve të certifikuara speciale, pasi shikimi i drejtpërdrejtë në diell shkakton dëmtime të përhershme të shikimit. Për ata që nuk kanë pajisje mbrojtëse ose përballen me vranësira, agjencitë e mëdha si NASA dhe ESA po e transmetojnë ngjarjen drejtpërdrejt në internet.

Fenomeni në vendin tonë do të nisë saktësisht në orën 19:29, duke arritur pikun e tij në orën 19:38, ku hëna do të mbulojë një pjesë të vogël të diskut diellor para se eklipsi të përfundojë në orën 19:41.