“Paratë e faturave të shtrenjta të rrymës t’u kthehen qytetarëve, u morën pa të drejtë”

21.05.2022

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se paratë e plaçkitura duhet t’u kthehen qytetarëve. Ai po ashtu ka kërkuar shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). “Nga sot, fatura tuaja elektrike do të llogariten pa shtrenjtim. Por, nga shkurti e deri më sot, qeveria e paaftë e Kosovës ju ka […]

“Paratë e faturave të shtrenjta të rrymës t’u kthehen qytetarëve, u morën pa të drejtë”

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se paratë e plaçkitura duhet t’u kthehen qytetarëve.

Ai po ashtu ka kërkuar shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

“Nga sot, fatura tuaja elektrike do të llogariten pa shtrenjtim. Por, nga shkurti e deri më sot, qeveria e paaftë e Kosovës ju ka detyruar të paguani kundërligjshëm rrymën me rritje deri në 100%. Tarifat u detyruan t’i kthejnë. Tani duhet kthyer edhe paratë e plaçkitura kundërligjshëm për disa muaj rresht.

Janë para tuaja; u janë marrë pa të drejtë. Dhe jo vetëm kaq. Bordi i Qeverisë e ZRRE-së, i njëjti që për muaj rresht e në mes të dimrit, ngarkoi familjet kosovare me çmime astronomike në energji – duhet të shkarkohet menjëherë. Ata s’kanë më asnjë kredibilitet”, ka shkruar Abdixhiku.

LEXO EDHE:  Me propozim të Lumir Abdixhikut, Selman Kolgeci kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit

Sipas tij, LDK-ja do t’i nisë të gjitha procedurat parlamentare në këtë drejtim.

“Kuvendi i Kosovës ka për detyrim sanksionimin e paligjshmërisë. Shkarkimi është i paalternativë. Siç është e paalternativë dhe përgjegjësia morale e secilit deputet, ministër e vet kryeministrit që me bindje plot mbronin këtë vendim plaçke e diskriminimi që tani më ka marrë vulën e turpit e paligjshmërisë. Ktheni paratë; shkarkojeni Bordin; mbani përgjegjësi!”, ka shkruar ai.

Etiketat