Qytetarët mirëpresin vendimin për gastronominë
Një vendim i tillë për gastronominë është mirëpritur nga qytetarët e vendit, ata kanë theksuar se në ambiente të mbyllura nuk ndihen të sigurt me qytetarët që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19. “Sa i përket lokaleve, natyrisht që jam dakord të bëhen, sepse asnjëri nuk e di kush është bartës apo kush ka virus. Kështu […]
Një vendim i tillë për gastronominë është mirëpritur nga qytetarët e vendit, ata kanë theksuar se në ambiente të mbyllura nuk ndihen të sigurt me qytetarët që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.
“Sa i përket lokaleve, natyrisht që jam dakord të bëhen, sepse asnjëri nuk e di kush është bartës apo kush ka virus. Kështu që për mbrojtjen e qytetarëve, shëndetit publik unë jam dakord të ketë këso masash për shëndetin e njeriut”, thotë ai.
“E shkëlqyeshme, ky është një veprim i mirë të dëshmojmë vaksinimin. Njerëzit duhet të gjithë të vaksinohen. Pa vaksinë nuk e shpëtojmë popullin tonë”, shprehet ajo.
Ndërsa, me të marrë këtë vendim Qeveria, në terren kanë dalur edhe inspektorati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi ka theksuar se inspektorët po bëjnë inspektimin në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës.
“Deri më tani nuk kemi të raportuar ndonjë gjobë, por asnjë shkelje e masave nuk do të tolerohet. Jemi të interesuar që masat që vendosen të bëhen të zbatueshme në mënyrë që me këtë hapje të lehtë të mos lejojmë që të rritet numri i rasteve me koronavirus”, tregoi ai për RadioKosova.