Qeveria vendos për pagesën e policës kufitare për mërgimtarët në vitin 2022

26.01.2022

Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë propozim-vendim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT). Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se mbulimi i policës kufitare për bashkëatdhetarët do të vlejë deri me datën 31 dhjetor 2022, e kjo deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare. Po ashtu, ministri Murati ka shtuar se një […]

Qeveria vendos për pagesën e policës kufitare për mërgimtarët në vitin 2022 Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë propozim-vendim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT).

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se mbulimi i policës kufitare për bashkëatdhetarët do të vlejë deri me datën 31 dhjetor 2022, e kjo deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.

Po ashtu, ministri Murati ka shtuar se një vendim i tillë është në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike.

“Ky propozim vendim ka për qëllim subvencionimin e policës kufitare e cila vlen deri më 31 dhjetor 2022. Kemi të bëjmë me një vendim në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, në kuadër të kësaj kemi paraparë që të vazhdohet mbulimi i policës kufitare deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje”, tha Murati.