Qeveria ua rrit pagat stafit mjekësor në sektorin publik, për 3 muaj

25.08.2021

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrur vendim për ndarjen e 2.7 milionë eurove për stafin mjekësor. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është vendosur që stafi mjekësor të ketë rritje page për 3 muaj. Paga shtesë do të jetë jo më pak se 60 euro dhe të vlejë për muajt gusht, shtator […]

Qeveria ua rrit pagat stafit mjekësor në sektorin publik, për 3 muaj Foto: Ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrur vendim për ndarjen e 2.7 milionë eurove për stafin mjekësor.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është vendosur që stafi mjekësor të ketë rritje page për 3 muaj.

Paga shtesë do të jetë jo më pak se 60 euro dhe të vlejë për muajt gusht, shtator e tetor të këtij viti.

“Qeveria ndan 2,7 milionë euro për zbatimin e masës 4.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Me anë të këtij propozim-vendimi mbështetet stafi mjekësor në sektorin publik me pagë shtesë prej 10% të pagës së rregullt bruto, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021” thuhet në njoftim.