Qeveria ua ndan 4.5 milionë euro pensionistëve dhe familjeve në asistencë sociale për faturat e rrymës

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku me ç’rast ka ndarë 4.5 milionë euro për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale, kjo për të mbuluar vlerën e pagesës së faturave të energjisë elektrike.

23.12.2021 / Lajme

Qeveria ua ndan 4.5 milionë euro pensionistëve dhe familjeve në asistencë sociale për faturat e rrymës
Foto: Ilustrim

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ai tha se këto mjete do të ndahen në kuadër të masës 3.2 (mbështetja për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale).


“4.5 milionë euro tjera do të ndahen në kuadër të masës 3.2 (mbështetja për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale), kjo shumë do të ndahet për të mbuluar pagesën e faturave të energjisë elektrike për familjet në nevojë”, është shprehur Murati.

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *