“Qeveria s’ka zgjidhje e po konfrontohet me sindikatat – po merren veç me targa”

25.08.2022

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se në pamundësi që të ofrojë zgjidhje për grevistët, ka zgjedhur rrugën e konfrontimit me ta. Kjo deklaratë e Bajramit vjen pasi që Ministria e Financave ka kërkuar listën e grevistëve për t’iu ndalur pagën, kjo […]

“Qeveria s’ka zgjidhje e po konfrontohet me sindikatat – po merren veç me targa” Foto: Ilustrim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se në pamundësi që të ofrojë zgjidhje për grevistët, ka zgjedhur rrugën e konfrontimit me ta.

Kjo deklaratë e Bajramit vjen pasi që Ministria e Financave ka kërkuar listën e grevistëve për t’iu ndalur pagën, kjo duke u thirrur në Ligjin e Grevave.

“Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, dikur përkrahëse e secilës grevë në sektor publik e privat, duhet të gjejë zgjidhje shpejt për grevën e nisur sot sepse dëmi nga zgjatja e grevës mund të jetë i parikuperueshëm”, ka shkruar Bajrmai në Facebook.

Ajo ka thënë se “partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka për obligim të ulet me sindikalistet, të nisë dialogun social dhe të gjendet një zgjidhje për përfundimin e grevës”.

“Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke premtuar zgjidhje për secilin problem në nivel lokal, në nivel qendror, në nivel mbarëkombëtar e ndërkombëtar”, thotë Bajrami.

Postimi i saj i plotë:

Partia në pushtet, Qeveria dhe Kurti duhet të gjejnë zgjidhje e jo të konfrontohen me grevistë.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, dikur përkrahëse e secilës grevë në sektor publik e privat, duhet të gjejë zgjidhje shpejt për grevën e nisur sot sepse dëmi nga zgjatja e grevës mund të jetë i parikuperueshëm.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka për obligim të ulet me sindikalistet, të nisë dialogun social dhe të gjendet një zgjidhje për përfundimin e grevës.

Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke premtuar zgjidhje për secilin problem në nivel lokal, në nivel qendror, në nivel mbarëkombëtar e ndërkombëtar.

Tash, në vend të zgjidhjeve, Qeveria ka zgjedhur konfrontimi me sindikatat si rrugë e vetme. Kjo rrugë është e gabuar pasi pasojat do t’i bartin të gjithë e jo veç partia në pushtet dhe kryeministri Kurti. Edhe ideja për t’i ndëshkuar sindikalistët grevistë është vepër penale dhe nuk mund të realizohet në një shtet demokratik siç është Kosova. Ne kemi në fuqi Ligjin për Grevat, i cili i ka dhënë të drejtë punëtorit të organizojë grevë të ligjshme dhe i ka dhënë mbrojtje se askush s’mund të marrë masa ndaj tij pse ka hyrë në grevë të ligjshme. Ndëshkimet përmes komisarëve dhe komisariateve mund t’i bëjnë vetëm në parti por jo edhe në Qeveri.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Kurti kanë mbetur te tema e tabelave dhe nuk po merren me asnjë problem tjetër. As me problemin e arsimit. As me problemin e energjisë. As me problemin e ekonomisë. As me problemin e shëndetësisë.

Në vend të zgjidhjeve, Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti kanë zgjedhur të mos flasin për asnjë temë tjetër përveç për tabela dhe për takime me Vucicin, dikur prioritet i fundit.

Shih paragrafin 2 të nenit 11 të Ligjit Nr. 03/L-200 për Grevat